Ministri i Transformimit Digjital thotë se Ukraina ka dronë që mund të fluturojnë në distanca mbi 1 mijë kilometra

Bota

Ministri i Transformimit Digjital thotë se Ukraina ka dronë që mund të fluturojnë në distanca mbi 1 mijë kilometra

Më: 1 prill 2024 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov, ka bërë të ditur se këtë vit Ukraina ka arritur të rrit prodhimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi, për dallim nga viti i kaluar që shifrat nuk ishin aq të kënaqshme.

Këto komente i pari i ministrisë i bëri gjatë një interviste dhënë për të përditshmen gjermane Die Welt.

“Shumica e dronëve që sulmuan rafineritë ruse kanë një rreze nga 700 deri në 1 mijë kilometra, por tani kemi modele që fluturojnë mbi 1 mijë kilometra”, tha Fedorov.

Ministri ukrainas tha se rezultati varet nga përparimi në zhvillimin e dronëve. Fedorov parashikon që prototipet e para të dronëve të inteligjencës artificiale në numër të vogël mund të shfaqen në fushëbetejë deri në fund të vitit 2024.

Megjithatë, ky ministër i kabinetit të Volodymyr Zelensky thotë aktualisht është e pamundur të thuhet se kush po e fiton luftën teknologjike.

“Megjithatë, nuk është ende e mundur të thuhet se kush po e fiton luftën teknologjike – në disa fusha ne po fitojmë, në të tjera rusët po na kalojnë neve”, shtoi Fedorov

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat