El Salvadori po ofron pesë mijë “pasaporta falas” për punëtorët me kualifikim të lartë nga jashtë, njoftoi të shtunën presidenti, Nayib Bukele në përpjekjen e tij të fundit për të nxitur ekonominë e vendit me investime të huaja.
Shkencëtarëve, inxhinierëve, mjekëve, artistëve dhe filozofëve do t’u jepet “statusi i qytetarit të plotë”, duke përfshirë të drejtat e votës, tha presidenti në një deklaratë të postuar për X.
El Salvadori do të ndihmojë gjithashtu zhvendosjen e tyre duke eliminuar taksat dhe tarifat për “familjet dhe asetet në lëvizje” të tilla si pajisjet, programet kompjuterike dhe pronësia intelektuale.