Austin thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova për gjenocid në Gaza

Bota

Austin thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova për gjenocid në Gaza

Më: 9 prill 2024 Në ora: 17:59
Austin

Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, tha sekretari i mbrojtje,s Lloyd Austin, në një seancë dëgjimore në Senat.

“Ne nuk kemi prova për këtë”, i tha ai komitetit të shërbimeve të armatosura të senatit.

ShBA-ja është mbështetësi më i madh ushtarak i Izraelit, por i ka bërë presion të bëjë më shumë për të ndihmuar civilët në Gaza.

Muajin e kaluar, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Benjamin Netanyahun se Izraeli rrezikon izolimin e mëtejshëm global nëse sulmon qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Netanyahu ka thënë se Izraeli do të shkojë i vetëm nëse Uashingtoni do të mbetet kundër planeve për të shtyrë në qytetin jugor, shkruan Skynews.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat