Ndërtesa Empire State në Neë York City, Shtetet e Bashkuara, është ndriçuar në të gjelbër me rastin e Fitër Bajramit më 09 Prill 2024.
Kurse, myslimanët indonezianë mbërrijnë për të kryer namazin e Fitër Bajramit në Gumuk Pasir, në Parangkusumo, Bantul, Yogyakarta, Indonezi më 10 prill 2024. Myslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin me familjet e tyre, që shënon fundin e muajit të Ramazanit dhe kthimin e muajit Sheval në kalendarin islamik.
E në Tokio, myslimanët janë mblidhur në xhaminë e Tokios për të kryer namazin e Fitër Bajramit.
Edhe në Rafah të Gazës, palestinezët, të cilët u zhvendosën për shkak të sulmeve izraelite dhe u strehuan në një shkollë, kryejnë namazin e Fitër Bajramit.
Pamje e xhamisë Beni Hashim, e hapur në vitin 2010, ndërsa muslimanët mblidhen për të kryer namazin e Fitër Bajramit në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe më 10 Prill 2024. Ndërsa, në Turqi, myslimanët mblidhen për të kryer namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë Eyup Sulltan në Stamboll. Festa e Fitër Bajramit është falur edhe në Xhaminë e Dëshmorëve në Berlin