Udhëheqësit e mbrojtjes së SHBA-së dhe Izraelit flasin për mundësinë e një sulmi nga Irani

Bota

Udhëheqësit e mbrojtjes së SHBA-së dhe Izraelit flasin për mundësinë e një sulmi nga Irani

Më: 12 prill 2024 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka folur me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, ku temë diskutim ishte frika e sulmit iranian.

Austin riafirmoi angazhimin e ShBA-së për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij.

Ministri izraelit tha se Izraeli nuk do të tolerojë asnjë sulm iranian në territorin e tyre dhe se një sulm iranian ndaj Izraelit, sipas tij, do të mund të çonte në një përshkallëzim rajonal.

“Një sulm i drejtpërdrejtë iranian në territorin izraelit do të kërkonte një përgjigje të përshtatshme izraelite kundër Iranit”, tha Gallant, shkruan CNN.

Biseda mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes dhe ministrit izraelit të Mbrojtjes vjen një ditë pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se Izraelit duhet të dënohet pas sulmit në një kompleks të ambasadës iraniane në Siri, ku mbeten të vrarë shtatë zyrtarë iranianë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat