Kryeministri japonez, Fumio Kishida është shprehur se Ukraina rrezikon të shkatërrohet nën sulmin e Rusisë, pa mbështetjen e ShBA-së.
Kishida u kërkoi amerikanëve të mos dyshonin në rolin, siç e quajti ai, të domosdoshëm të vendit në çështjet botërore, shkruan Sky News.
“Udhëheqja e ShBA-së është e domosdoshme.
Pa mbështetjen e ShBA-së, shpresat e Ukrainës do të shemben nën sulmin e Moskës”, është shprehur ai.