Pesë persona janë vrarë gjatë sulmit me thikë në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction në lindje të Sidneit.
Nëntë persona u goditën nga një i ri në qendrën tregtare dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike. Një të plagosurit është një foshnjë 9 muajshe.
Autori është qëlluar për vdekje në vendngjarje nga një oficer policie.
Ndihmëskomisioneri, Anthony Cooke, tha se autori ka vepruar i vetëm dhe nuk kanë informacione për identitetin e tij, apo motivin e sulmit.
Autori ka shkuar në qendrën tregtare rreth orës 15:00 para se të largohej dhe më pas u kthye rreth 20 minuta më vonë me një thikë.
Një efektive policie, e cila ishte afër vendngjarjes, u përball me autorin dhe kur ai ngriti thikën për ta goditur, ajo e qëlloi për vdekje.
“Ajo u përball me autorin. Teksa shkoi me shpejtësi pas tij për ta arritur, ai u kthye drejt saj dhe ngriti një thikë. Efektivja e qëlloi me armë zjarri”, tha Cooke.