Sekuestrimi i një anijeje mallrash nga Irani në Ngushticën e Hormuzit është një “shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar”, ka thënë sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps.
Autoritetet iraniane rrëmbyen MSC Aries me helikopter më herët sot, duke devijuar anijen dhe 25 anëtarët e ekuipazhit të saj drejt Iranit.
Shapps ka bërë thirrje për “lirimin e pakushtëzuar të anijes dhe ekuipazhit të saj pa vonesë”.
“Ne po punojmë me partnerët për të parandaluar përshkallëzimin në Lindjen e Mesme. Irani duhet të ndërpresë menjëherë sjelljen e tij destabilizuese”, shtoi ai.
Irani ka kërcënuar se do të nisë një sulm hakmarrës ndaj Izraelit ditët e fundit pasi dy nga gjeneralët e tij kryesorë u vranë në një sulm ndaj ambasadës së tij në Siri.
Izraeli është fajësuar gjerësisht për sulmin ajror vdekjeprurës, por nuk e ka komentuar publikisht atë.
Këtë mëngjes, ushtria izraelite tha se Irani do të “mbartë pasojat” për kapjen e MSC Aries.