LIVE: Izraeli thotë se Irani e shpalli luftën, paralajmëron sulme dhe mbrojtje; SHBA nuk do të bashkohet

Bota

LIVE: Izraeli thotë se Irani e shpalli luftën, paralajmëron sulme dhe mbrojtje; SHBA nuk do të bashkohet

Nga: Bota sot Më: 13 prill 2024 Në ora: 22:54 Përditësuar në ora: 23:13 më 13.04.2024
Një sistem kundërraketor është në funksionim, siç shihet nga Ashkelon, Izrael

Dronët iranianë kalojnë mbi Irak, Jordania paralajmëron se do të qëllojë çdo mjet që shkel hapësirën ajrore

Dronët iranianë që janë nisur nga Irani janë duke kaluar në këto momente mbi hapësirën ajrore të Irakut.

Jordania nga ana tjetër ka lajmëruar se do të qëllojë çdo dron që shkel hapësirën e saj ajrore.

Izraeli dhe forcat e tij të armatosura kanë theksuar se janë të përgatitur për sulmin.

Ndërsa kryeministri Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij ka qenë i përgatitur për një skenar të tillë.

Irani nis sulmin me dronë, reagon Netanyahu: Do të mbrohemi, Izraeli është i fortë!

Izraeli ka lëshuar alarmin pasi nisjes së sulmit nga ana e Iranit.

Qytetarët izraelitë, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli, është duke u përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është e fortë”.

Kështu deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një fjalim drejtuar popullit.

Ai ka shtuar më tej: “Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Vlerësojmë faktin që SHBA qëndron pranë Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera. Kushdo që dëmton ne, do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me ftohtësi dhe vendosmëri”.

Irani hodhi mjete ajrore pa pilotë nga territori i tij në drejtim të Izraelit

IDF është në gatishmëri të lartë dhe po e vëzhgon vazhdimisht situatën operacionale.

Grupi i Mbrojtjes Ajrore të IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të Forcës Ajrore Izraelite (IAF) dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore izraelite. IDF po vëzhgon të gjitha objektivat.

I kërkojmë publikut që t’u përmbahet dhe të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.

Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore izraelite. IDF po monitoron të gjitha objektivat.

I kërkojmë publikut t'u përmbahet dhe të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm dhe njoftimet zyrtare të IDF në lidhje me zhvillimet përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat