Përfaqësuesi i Izraelit në OKB: Irani sponsor i terrorizmit, të merren masa për sigurinë e gjithë botës
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, Ambasadori izraelit Gilad Erdan, bëri thirrje që sulmet e Iranit të dënohen dhe të paguajnë një çmim të lartë për veprimet e tyre “të pamatura”.
Ai u shpreh se Irani ka shkelur Kombeve të Bashkuara prej vitesh, ndërsa e cilësoi atë si sponsor të terrorizmit. Gjithashtu përfaqësuesi i Izraelit kujtoi edhe sulmet kiberneti që Irani ka bërë më herët kundrejt Shqipërisë.
Sipas tij Hamasi i financuar nga Irani, grupi terrorist që bëri një nga masakrat më të mëdha kundër izraelit, më 7 tetor.
“Irani ka thyer kartën e Kombeve të Bashkuara prej vitesh. Çfarë keni bërë për ta mbrojtur botën nga Irani? Përse keni vendosur tapetin e kuq për këta xhihadistë që kryejnë gjenocide. Strategjia e Iranit ka qenë e qartë, shpërndarja e armëve në të gjithë botën për të vrarë. Irani sponsor kryesor i terrorizmit ka tentuar të destabilizojë rajonin dhe është momenti që bota ta ndalojë. Si do të doni që historia t’ju mbajë mend? A mund ta imagjinoni nisjen e një lufte bërthamore nga armët e zhvilluara nga Irani? Ky është një shtet terrorist i dëgjuar nga e gjithë bota për problemet që shkakton në botë. Irani vijon të shkelë ligjet dhe rregullat ndërkombëtarë. Irani mund të ketë arsenalin e tij bërthamor dhe asnjë gjë nuk është bërë. Imagjinoni çfarë do të ndodhë nëse do të donin të hidhnin një bombë nukleare. Vendosni të gjitha sanksionet përpara se të jetë shumë vonë. Hamasi i financuar nga Irani, bëri një nga masakrat më të mëdha kundër Izraelit, më 7 tetor. Kanë ende pengje që po mbahen nga ata dhe kanë hedhur shumë raketa në drejtim të Izraelit. Jini të sinqertë me veten tuja, çfarë do të bënit nëse do të ishit në këpucët e izraelit, nëse do të kërcënoheshit çdo ditë? Ky sulm ka tejkaluar çdo vijë të kuqe dhe Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet dhe përgjigjet. Duhet të mbrojmë të ardhmen tonë”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i Rusisë: Shumë sulme janë provokuar, standardi i dyfishtë hipokrizi!
Irani sulmoi mbrëmjen e të shtunë, me mbi 330 raketa dhe dronë Izraelin. Këshilli i Sigurimit të OKB ka zhvilluar një mbledhje urgjente, me kërkesë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i Rusisë, Vassily Nebenzia, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj Izraelit, ndërsa u shpreh se standardi i dyfishtë është hipokrizi.
“Standardi i dyfishtë është hipokrizi. Rusia ka paralajmëruar se shumë sulme janë shkaktuar nga sulme provokative. Siria vazhdon të jetë e bombarduar nga Izraeli.
Kemi nevojë për një thirrje për armëpushim urgjent. Është mungesë respekti për të gjithë ne që jemi ulur këtu. Ne rikujtojmë tensionet në 2022, Uashingtoni nuk nxori përfundime të rëndësishme në atë kohë. Ne presim që çështjet diplomatike në rajon të trajtohen, dhe është urgjentë për të gjithë komunitetin ndërkombëtar të ulë tensionet ose në të kundërt rajoni mund të përfshihet në një raund të ri sulmesh.
“Sulmi ndaj Izraelit të dënohet!”, SHBA: Do të diskutojmë masat e reja ndëshkuese kundër Iranit!
Pas sulmit të djeshëm të Iranit ndaj Izraelit, me kërkesë të Izraelit është thirrur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që zhvillua në Nju Jork.
SHBA ka theksuar se do të diskutojë me aleatët rreth masave shtesë që do të merren kundër Iranit, ndërsa bëri thirrje që sulmi ndaj Izraelit të dënohet.
“Në ditët në vijim do të diskutojmë masat e reja ndëshkuese kundër Iranit me partnerët tanë, në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe tani për tani duam që sulmi ndaj Izraelit të dënohet”, kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, duke aluduar për mundësinë e paraqitjes së një projekt-rezolute me sanksione të reja ndaj Teheranit.
Më tej theksoi se SHBA nuk dëshiron një përshkallëzim, por sipas tij mënyra më e mirë për ta shmangur atë është të dënohen veprimet e pamatura të Iranit.
Gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se “Lindja e Mesme është në “buzë të humnerës”.
“Menduam se ishte shaka”, CNN sjell dëshmi nga qytetarët izraelitë për sulmet e Iranit: Unë dhe familja ime ishim të izoluar, por…
Ndërsa Irani ndërmori 24 orë më parë një sulm me qindra dronë dhe raketa kundrejt Izraelit, shumica e qytetarëve izraelitë nuk e besuan se një gjë e tillë do të ndodhte.
CNN ka sjellë dëshmi nga terreni.
Tamara Jafar, një grua 34-vjeçare nga Jeruzalemi Lindor historik arab, tha se askush në lagjen e saj nuk e mori seriozisht sulmin.
“Mbrëmë? Ishte një film i drejtuar nga SHBA dhe Izraeli. Ishte e paracaktuar – për shkak të zgjedhjeve në SHBA dhe politikës në Izrael. Askush në lagjen time nuk e mori seriozisht.
Ne kishim frikë, por jemi mësuar me diçka të tillë”, tha ajo.
Ndërkohë, David Levy, një student 19-vjeçar nga lagjja Givat Mordechai në Jerusalem, tha se ai fillimisht dëgjoi zhurma të forta sic nuk kishte dëgjuar kurrë më parë. Më pas u dëgjuan sirenat.
“Unë dhe familja ime ishim të izoluar në dhomë dhe të gjithë recituam psalme. Falenderoj Zotin që sistemi mbrojtës i Izraelit ishte i suksesshëm në 99 përqind të sulmeve”, tha ai.
Udhërrëfyesi turistik Evelyn Lufan u shpreh se mendoi se Irani thjesht po bënte kërcënime.
“Në fillim menduam: Vetëm një kërcënim tjetër. Është e pakuptimtë. Kur pamë afatin 48-orësh menduam se ishte një shaka. Në lajme pamë se sulmi kishte filluar dhe unë duhej të përditësoja grupin tim të turistëve, 48 persona nga Meksika. Ata ishin pak të frikësuar, por e dinin se ardhja këtu ka një rrezik. Unë u thashë atyre se Izraeli është i fortë. Mos u shqetësoni. Kështu ata u qetësuan dhe besuan. Ne izraelitët jemi mësuar me këto gjëra”, u shpreh ai.
“Izraeli nuk respekton ligjin ndërkombëtar”, Siria kundër rrymës: Sulmet e Iranit ishin një akt legjitim vetëmbrojtjeje
Ndërkohë që Perëndimi, dhe jo vetëm, kanë dënuar sulmin e një dite më parë në Izrael, Siria ka dalë në mbështetje të iranit.
Ministri i Jashtëm i Sirisë Faisal Mekdad, në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hossein Amir-Abdollahian, u shpreh se vendi i tij e sheh sulmin e Iranit si një akt vetëmbrojtjeje.
“Është një e drejtë legjitime për vetëmbrojtje kundër këtij entiteti racist sionist, i cili nuk respekton ligjin dhe vullnetin ndërkombëtar dhe as Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Mikdad denoncoi qëndrimet neglizhente perëndimore përballë masakrave dhe veprimeve çnjerëzore të entitetit izraelit”, raporton media shtetërore siriane.
Sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit vijnë dy javë pasi Izraeli vrau një komandant të lartë iranian në një sulm ndaj konsullatës iraniane në Damask, Siri.
Mblidhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB, Guterres: Rajoni përballë rrezikut të një konflikti shkatërrues
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është mbledhur tashmë për sulmin në Iran pas kërkesës së Izraelit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është i pari që foli, duke thënë se Lindja e Mesme është shumë pranë një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë.
Guterres u kujtoi vendeve anëtare se Karta e OKB-së ndalon sulmet ndaj integritetit territorial të shteteve dhe se parimi i paprekshmërisë së personelit diplomatik dhe konsullor duhet të respektohet.
“Është koha të tërhiqemi nga terreni i vështirë ku situata ndodhet momentalisht. Është jetike të shmanget çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Civilët tashmë po mbajnë barrën e situatës dhe po paguajnë çmimin më të lartë.
Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të angazhuar në mënyrë aktive të gjitha palët e interesuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe shpërndarjen e papenguar të ndihmave.
Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të ndaluar dhunën në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të de-përshkallëzuar situatën përgjatë Linjës Blu dhe për të rivendosur lundrimin e sigurt në Detin e Kuq. Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të punuar për paqen. Paqja dhe siguria rajonale dhe në të vërtetë globale po minohen çdo orë. As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë”, tha ai.