Piloti i aeroplanit Boeing 737 është detyruar të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut, pasi njëra nga rrotat ishte dëmtuar gjatë ngritjes në ajër.
Pamjet dramatike shfaqin tymin e zi duke dalë nga fluturakja dhe një shpërthim që dëgjohet – që me gjasë ishte kur njëra nga rrotat shpërthen.
Megjithatë kjo nuk e ndali pilotin që të vazhdojë rrugëtimin nëpër pistë, derisa u sigurua se do të ndalet plotësisht pa rrezikuar as edhe një pasagjer.
Aeroplani i aviokompanisë FlySafair sapo ishte ngritur në ajër për të nisur udhëtimin dyorësh nga Johanesburgu drejt Cape Toën, por që piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente për shkak të dëmit në fluturake.
Mediat jugafrikane nuk raportojnë për të lënduar, ndërsa ky është rasti më i fundit ku një aeroplan i Boeing bëhet temë diskutimi.
E nga Boeing kanë refuzuar të komentojnë incidentin e aeroplanit të aviokompanisë Fly Safair, duke thënë se aviokompania që e ka në menaxhim obligohet të mirëmbajë flotën e aeroplanëve të saj.