Rusët sulmojnë me dron qytetin Mykolaiv të Detit të Zi

Bota

Rusët sulmojnë me dron qytetin Mykolaiv të Detit të Zi

Më: 28 prill 2024 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Një sulm me dron rus ka ndodhur në qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, viktima nuk ka.

Sulmi i vuri flakën një hoteli dhe dëmtoi infrastrukturën energjetike, thanë zyrtarët ukrainas.

Vitaliy Kim, guvernatori i rajonit jugor të Mykolaiv, tha në një përditësim se sulmi kishte “dëmtuar seriozisht” hotelin.

“Nuk ka pasur viktima”, tha ai, raporton Sky News.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat