Një modele e njohur ekuadoriane u vra nga dy persona të armatosur në mes të ditës në një restorant, dy muaj pasi emri i saj u lidh me një kriminel famëkeq, i cili u përpoq ta mbante sekret lidhjes.
Kamerat e sigurisë kanë publikuar pamjet nga momenti i tmerrshëm, kur dy autorët futen në ambientet e brendshme të restorantin, teksa 23-vjeçarja ndodhej në këmbë duke biseduar më një burrë.
Njëri prej autorët i afrohet me shpejtësi të resë dhe qëllon disa herë mbi, ndërsa tjetri që qëndron pak më larg qëllon mbi personin tjetër.
Modelja, më parë kishte përfaqësuar provincën e Los Rios në konkursin e bukurisë Miss Ekuadori 2022.
Paraga, e cila kishte mbi 1 milion ndjekës në llogarinë e saj në mediat sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u kthye në qendrën e vëmendjes dhjetorin e kaluar pasi emri i saj përmend në një bisedë mes trafikantit tashmë të ndjerë të drogës Leandro Noreo dhe ekonomistit të tij, Chelive Angulo.