Britania vendos kufizime për diplomatët, dëbon atasheun rus të mbrojtjes

Bota

Britania vendos kufizime për diplomatët, dëbon atasheun rus të mbrojtjes

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Britania njoftoi sot se do të dëbojë atasheun rus të mbrojtjes, do të revokojë statusin diplomatik për disa prona dhe do të kufizojë vizat diplomatike për përfaqësuesit e Federatës Ruse.

“Ne do të dëbojmë atasheun rus të mbrojtjes, i cili është një oficer i padeklaruar i inteligjencës ushtarake.

Dhe do të vendosim kufizime të reja për vizat diplomatike ruse, duke përfshirë kohën që diplomatët rusë mund të kalojnë në Britani”, tha Sekretari i Brendshëm James Cleverley.

Ai shtoi se vendimi pasoi një seri “aktivitetesh malinje” nga Rusia në të gjithë Britaninë dhe Europën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat