Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se granatimet e kompleksit të apartamenteve në Belgorod nga ukrainasit ishin “barbare”.
Deklarata e tij i referohet faktit që gjatë ditës së sotme, fragmente të një rakete të nisur nga Kievi, por që u rrëzua nga mbrojtja ruse, shembën një pjese të një kompleksi apartamentesh në qytetin rus të Belgorodit.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se Ukraina përdori për sulmin raketa Tochka-U, Vampire dhe Olkha, si dhe raketa.
Si pasojë e ngjarjes raportohet se humbën jetën shtatë persona dhe u plagosën 15 të tjerë.