Ukrainasit kanë publikuar pamjet nga një operacion i suksesshëm, ku arritën të shkatërrojnë tanke dhe autoblinda ruse.
Ishte Brigada e 63-të e Motorizuar e cila në bashkëpunim me Brigadën e 60-të, kishte përgatitur një “befasi” për ushtarët rusë në afërsi të Tors’ke.
Si rezultat i këtij operacioni janë shkatërruar dhjetë njësi ruse me makineri të ndryshme luftarake, përfshirë pesë tanke dhe pesë autoblinda.
Në video shihen ukrainasit duke i goditur me artileri ushtarët rusë, që i godisnin me precizitet të paparë – ku shumë ushtarë të Vladimir Putinin iknin në të gjitha anët me shpresën se do t’i shpëtojnë predhave.
Tanket dhe autoblindat hidheshin në erë që në goditjen e parë, kurse pamjet janë filmuar nga ajri me dron dhe tregojnë momentet e kësaj beteje të ashpër.