Ukraina “zmbraps” trupat ruse nga Kharkiv

Bota

Ukraina “zmbraps” trupat ruse nga Kharkiv

Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Forcat e Ukrainës kanë “zmbrapsur pjesërisht” trupat ruse nga qyteti Vovchansk në rajonin e Kharkiv, ka thënë ushtria ukrainase.

Në një përditësim mbi situatën në fushën e betejës, ushtria tha se gjithsej 18 sulme ruse u zmbrapsën ndërsa përleshjet luftarake aktive vazhdojnë në pjesët veriore dhe veriperëndimore të qytetit.

Rusia ka nisur sulmet gjatë ditëve të fundit në rajonin e Kharkiv, që gjendet pranë kufirit me Rusinë.

Moska po sulmon zona të reja me grupe të vogla ushtarësh, duke zgjeruar frontin, sipas zyrtarëve ukrainas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat