Rreth 23 migrantë janë zhdukur pasi u larguan nga Tunizia me varkë për në Itali, njoftoi sot garda kombëtare e vendit.
Tunizia po lufton me një krizë të rëndë migracioni dhe ka zëvendësuar Libinë si pikënisjen kryesore për njerëzit që ikin nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindjen e Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë.
Garda Kombëtare ka njoftuar Marinën për të ndihmuar në kërkimin e personave të zhdukur, raporton SkyNews.
Kërkimet vazhdojnë.