Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman u takua me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, të dielën në qytetin lindor të Dhahranit, sipas Agjencisë zyrtare të Shtypit Saudit (SPA).
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet rajonale.
Duke përfshirë situatën në Gaza, “nevoja për të ndalur luftën” dhe si të gjendet një “rrugë e besueshme drejt zgjidhjes me dy shtete”, raportoi SPA, përcjellë CNN.
Agjencia raportoi gjithashtu se Sullivan dhe bin Salman diskutuan “versionin gjysmë final” të projekt-marrëveshjeve strategjike midis Arabisë Saudite dhe SHBA-së, të cilën ajo e përshkruan si “pothuajse në përfundim”.