Autoritetet ukrainase njoftuan sot se pesë persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në rajonin e Kharkiv.
Kreu i rajonit të Kharkiv, Oleh Sinehubov, tha se një punonjës i ambulancës ishte në mesin e të plagosurve.
Zyrtarët lokalë kanë konfirmuar se të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitale, si dhe se janë raportuar dëme materiale në objekte banimi.