Presidenti amerikan Joe Biden ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të kërkuar urdhërarreste kundër liderëve izraelitë.
Njeriu më i pushtetshëm i Amerikës, këtë kërkesë të prokurorit e quajti “të egër”.
“Më lejoni të jem i qartë: çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë ekuivalencë – asnjë – mes Izraelit dhe Hamasit”, shkroi presidenti.
“Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, shtoi Biden, raporton CNN.