Sipas organizatorëvë të mbledhjes së fondeve, shumë sllovakë e kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre.
E nga sllovakët u mblodhën mbi 4 milionë euro gjatë muajit të fundit vetëm për të siguruar armë për ushtrinë ukrainase.
Nisma ‘Municioni për Ukrainën’, siç raporton, euronews filloi në Sllovaki në mes të prillit, duke arritur në 67,000 donacione brenda një muaji.
Nisma vjen pasi Ministri i Jashtëm sllovak Juraj Blanar njoftoi në fund të marsit se Sllovakia nuk do të dërgonte armë në Ukrainë sepse “nuk ka zgjidhje ushtarake për luftën”.
Sipas organizatorëve të nismës për të dhuruar para për blerjet e municioneve, shumë sllovakë nuk pajtohen me qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre, duke çuar në mbështetje të gjerë për kauzën e tyre.
Lucia Štasselová, një nga organizatorët kryesorë të nismës tha se ideja për projektin erdhi nga një fotoreporter dhe kreu i Shoqërisë së Hapur.