Turqia shpall ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian

Bota

Turqia shpall ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian

Më: 21 maj 2024 Në ora: 07:32
Recep Tayyip Erdoğan

Turqia ka shpallur një ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

“Ne kemi vendosur të shpallim një ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit Raisi”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e vëllait tim Ibrahim Raishi, President i Republikës Islamike të Iranit dhe anëtarëve të delegacionit që e shoqëroi. Në emër të Republikës së Turqisë dhe të kombit turk, i përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit vëlla iranian dhe qeverisë së tij”, tha Erdogan.

Raisi po kthehej nga ceremonia e inaugurimit të një dige në kufirin Iran-Azerbajxhan të dielën kur ndodhi aksidenti, sipas transmetuesve shtetërorë iranianë.

Rrëzimi i helikopterit rezultoi gjithashtu në vdekjen e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, si dhe atë të Malik Rahmetit, guvernatorit të provincës së Azerbajxhanit Lindor, dhe Imam Ayatollah Ali Hashimit të provincës Tabriz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat