Momenti kur rusët bombardojnë një dyqan në Kharkiv

Bota

Momenti kur rusët bombardojnë një dyqan në Kharkiv

Më: 27 maj 2024 Në ora: 23:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Raketat ruse kanë goditur një dyqan në Kharkiv të Ukrainës, në një sulm që la të paktën 14 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Rusia pretendoi se dyqani Epicenter ishte një objektiv ushtarak i lidhur me inteligjencën ushtarake ukrainase.

Por përmes videos shihet se dyqani ishte i zakonshëm që shet sende shtëpiake.

“Është e qartë se njerëzit ishin plotësisht të papërgatitur për një sulm të tillë, ata ishin në vendin e tyre të punës dhe po bënin punët e tyre”, tha Serhiy Bolvinov, kreu i departamentit të hetimit të policisë rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat