Mbi 1400 trupa ruse të vrarë ose të plagosur gjatë fundjavës

Bota

Mbi 1400 trupa ruse të vrarë ose të plagosur gjatë fundjavës

Më: 28 maj 2024 Në ora: 21:28
Ushtarë rusë

Më shumë se 1400 trupa ruse janë plagosur që nga e premtja e kaluar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Moska humbi gjithashtu 21 tanke dhe 40 automjete të blinduara luftarake, njoftoi ajo.

Megjithëse vlerësimet perëndimore për humbjet ruse ndryshojnë nga ato të Ukrainës, megjithatë kjo është një shenjë e kostos marramendëse njerëzore të luftës për Moskën.

Rusia nuk publikon në mënyrë rutinore numrat e viktimave apo humbjeve të pajisjeve.

Ukraina jep disa shifra – por rrallë, raporton skynews.

Në muajin shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se 31 mijë trupa të tij ishin vrarë në dy vjet luftë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat