Sulmet ajrore ruse shkatërrojnë 100 shtëpi të ukrainasve

Bota

Sulmet ajrore ruse shkatërrojnë 100 shtëpi të ukrainasve

Më: 29 maj 2024 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Një sulm ajror rus ka goditur më shumë se 100 shtëpi në një fshat lindor të Ukrainës, thonë autoritetet lokale.

Sipas Policisë Kombëtare të Ukrainës, bomba ajrore me eksploziv plagosi shtatë persona në rajonin e Donetskut.

Sulmi ndodhi dhjetë kilometra nga Kramatorsk, qytet kyç i kontrolluar nga ukrainasit.

Mes të plagosurve ishte edhe një fëmijë katër vjeçar, shkruan skynews.

Theksojmë se rusët nuk po kursejnë asnjë objekt privat duke arsyetuar se aty fshehën ushtarët ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat