LIVE: “Armëpushimi është kurth”, Zelensky tregon rrezikun që i kanoset Ukrainës nga rizgjedhja eventuale e Trump-it

Bota

LIVE: “Armëpushimi është kurth”, Zelensky tregon rrezikun që i kanoset Ukrainës nga rizgjedhja eventuale e Trump-it

Nga: Bota sot Më: 2 qershor 2024 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 23:10 më 02.06.2024
Foto ilustrim

Zelensky: Trump rrezikon të jetë ‘president humbës’ nëse imponon një marrëveshje të keqe për Ukrainën

“Donald Trump rrezikon të jetë një “president humbës” nëse fiton zgjedhjet e nëntorit dhe imponon një marrëveshje të keqe paqeje në Ukrainë”, është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke thënë se kjo do të nënkuptonte fundin e SHBA-së si një “lojtar” global.

Në një intervistë me Guardian në Kiev, Zelenskiy tha se ai nuk kishte “ende asnjë strategji” se çfarë të bënte nëse Trump kthehej në Shtëpinë e Bardhë dhe se ish-kryeministri britanik Boris Johnson, i ishte afruar në emër të tij.

Nëse Trump mund Joe Biden, ai pritet gjerësisht të ndërpresë mbështetjen ushtarake të SHBA për Ukrainën. Vitin e kaluar Trump u mburr se mund t’i jepte fund luftës në “24 orë”.

Ndihmësit e Trump kanë skicuar më parë një plan të mundshëm që do të përfshinte dhënien e rajoneve lindore të Ukrainës Rusisë, si dhe Krimesë. Por Zelenskiy e bëri të qartë se ukrainasit nuk do ta duronin këtë.

“Ata nuk do të pranonin as një “ultimatum” rus që e detyroi Ukrainën të braktiste integrimin me Evropën dhe anëtarësimin e ardhshëm në NATO”, tha ai.

Zelenskiy pranoi se një Trump i rizgjedhur, nëse do të donte vërtet, mund t’i impononte Ukrainës një humbje dërrmuese ushtarake.

“Ai mund të ndërpresë mbështetjen, armët dhe paratë dhe madje të bëjë marrëveshje me partnerët e Kievit në mënyrë që ata të ndalojnë dërgesat e armëve jetike. Ukraina, duarzbathur, pa armë, nuk do të jetë në gjendje të luftojë një ushtri shumëmilionëshe ruse”, tha Zelenskiy për Guardian.

Duke folur brenda selisë së tij presidenciale, ai tha se mendonte se ky skenar ishte i pamundur. Por, ai shtoi më tej se nëse do të ndodhte do të kishte pasoja të rënda për pozitën e SHBA-së në botë, si dhe për Trumpin personalisht.

“A dëshiron ai të bëhet një president humbës? E kuptoni se çfarë mund të ndodhë?” tha Zelenskiy.

Ai parashikoi se Vladimir Putin do të shkelte çdo marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump.

“Armëpushimi është një kurth”, tha ai. “Pas një pauze, Putini do të shkonj më tej, duke e poshtëruar Trumpin dhe duke e bërë atë të dukej shumë i dobët” në sytë e botës’.

“Kjo nuk ka të bëjë me Trump si person, por me institucionet e Shteteve të Bashkuara. Do të bëhen shumë të dobët. SHBA nuk do të jetë më lideri i botës. Po, do të jetë i fuqishëm, para së gjithash, në ekonominë vendase sepse ka një ekonomi të fuqishme pa dyshim. Por për sa i përket ndikimit ndërkombëtar do të jetë i barabartë me zero”, është shprehur presidenti ukrainas.

Duke kuptuar se Uashingtoni nuk ishte më një lojtar i forte, vende dhe liderë të tjerë kryesisht autoritarë do të “vinin në arenë dhe do të imitonin qasjen” agresive të Putinit”, u shpreh Zelenskiy.

“Kjo përfundimisht do të përfundonte në katastrofë globale, fillimi i asaj për të cilën të gjithë kanë kaq frikë të flasin. Ky është realiteti. Dhe kjo është lufta e vërtetë e tretë botërore“, tha ai

I pyetur nëse Johnson kishte folur me Trump në emër të Ukrainës, Zelenskiy tha: “Mendoj se ai u përpoq dhe mendoj se foli me të. Mendoj se po, me sa di unë.”

Zelenskiy i bëri komentet e tij një ditë përpara se një juri në Nju Jork të dënonte Trumpin të enjten për të 34 akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit . Vendimi në gjyqin për paratë e heshtura e bëri atë ish-presidentin e parë që u shpall fajtor për krime të rënda në historinë gati 250-vjeçare të SHBA-së.

Zelensky: Kina, ndihmë Rusisë për dështimin e samitit të paqes

Nga Singapori ku po merr pjesë në Samitin Rajonal për Dialogun dhe Paqen, presidenti Ukrainës, Volodimir Zelenski akuzoi ashpër Kinën se po ndërhyn për të mos lejuar shtete të ndryshme që marrin pjesë në samitin e Paqes në Zvicër.

“Fatkeqësisht, Rusia, duke përdorur ndikimin kinez në rajon, duke përdorur edhe diplomatët kinezë, po bën gjithçka për të prishur samitin e paqes. Është për të ardhur keq që një vend kaq i madh, i pavarur dhe i fuqishëm si Kina është një instrument në duart e Putinit”, tha Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës.

Samiti i Paqes në Zvicër është parashikuar të zhvillohet në 11 dhe 12 Qershor, e deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e 106 shteteve.

Edhe pse në agjendë është dhënia fund e luftës në Ukrainë, Rusia nuk është e ftuar, ndërsa Kina ka njoftuar se nuk do të jetë pranishme.

Një tjetër akuzë që Zelenski ngriti ndaj Moskës është ajo e rrëmbimit të 20 mijë fëmijëve ukrainas dhe dërguar në Rusi. Ai tha po punohet për kthimin e tyre me ndërmjetësimin e shteteve të ndryshme.

“Shkundet” Ministria e Mbrojtjes, ‘kuzhinierit të Putinit’ i plotësohet dëshira nga varri

Largimi i një ministri të mbrojtjes prej një kohe të gjatë nga posti i tij nuk është asgjë e pazakontë. Por, arrestimi i pesë zyrtarëve të lartë është qartësisht më shumë se thjesht një kërkim për gjak të freskët, veçanërisht në Rusinë e Vladimir Putinit.

Pas përmbysjes shokuese, dy javë më parë, të Sergei Shoigu si ministër i mbrojtjes, një valë arrestimesh ka rrënuar pushtetin e lartë të ministrisë së mbrojtjes nën maskën e një fushate kundër korrupsionit, shkruan CNN, në një analizë për zhvillimet e fundit në Rusi.

Koha është po aq intriguese sa arrestimet dhe riorganizimi. Pas gati tre vitesh dështim në fushat e betejës në Ukrainë, në javët e fundit, Rusia ka nisur një ofensivë të suksesshme në veri, drejt Kharkivit, bashkë me fitoret në rajonin e Donbasit në lindje.

Mungesa e gjymtuar e fuqisë punëtore të Ukrainës dhe pakësimi i furnizimeve me municione, të përkeqësuara nga ngecja prej muajsh në Kongresin e SHBA për të miratuar një paketë të mbështetjes ushtarake, kanë ndihmuar po ashtu në ndryshimin e fatit të Rusisë.

Pra, pyetja është, pse po shkundet tani ministria e ngarkuar për të fituar luftën?

Analistët e përshkruajnë ministrinë e mbrojtjes si një nga më të korruptuarat në vend. Media shtetërore ruse ka njoftuar kontrata ushtarake me vlerë shuma të mëdha parash dhe ka turpëruar publikisht zyrtarët e lartë të ministrisë dhe stilin e tyre luksoz të jetesës. Por, sikurse tha një analist për CNN, ajo që ne po dëshmojmë është një “lojë komplekse policentrike”, që lidhet me kohën dhe kërkesën ekzistenciale të Putinit për fitore kundër Perëndimit.

Mesazhi i Prigozhin nga varri

Mbi këtë tronditje qëndron fantazma e Yevgeny Prigozhin, lideri i grupit mercenar Wagner, i cili më parë njihej edhe si “kuzhinieri i Putinit”.

Para vdekjes, ai ka shprehur urrejtje për Shoigun dhe gjeneralin më të lartë të Rusisë, Valery Gerasimov, duke i akuzuar ata dhe ministrinë për korrupsion dhe paaftësi.

Prigozhin udhëhoqi një rebelim në Moskë që supozohej të përfundonte me përmbysjen e Shoigu dhe Gerasimov. Në vend të kësaj, ai e vuri presidentin në një pozitë të vështirë dhe sfidoi autoritetin e tij. Putin u përgjigj duke e përshkruar Prigozhin si tradhtar dhe ia hoqi pasuritë, para se ai të vdiste në një aksident të dyshimtë avioni.

Që atëherë, Putini ka mbajtur jashtë syrit të publikut joefikasitetin e prokurimit të armëve të ministrisë, pushtimin në ngërç të Ukrainës dhe akuzat për korrupsion. Një veprim i tillë mund të vërë në dyshim autoritetin dhe forcën e tij para popullit rus.

Ndryshimet erdhën menjëherë pas festimeve të Ditës së Fitores më 9 maj, ku Putin dhe Shoigu morën pjesë krah për krah, në një pamje në dukje miqësore.

Pavarësisht shkarkimit të tij si ministër i mbrojtjes, Shoigu do të mbetet në orbitën e Putinit, pasi të vendoset në rolin e ri si sekretar i këshillit të sigurisë.

Interesat e Putinit: Ukraina

Tatiyana Stanovaya, anëtare e lartë në Carnegie Russia Eurasia Center, tha për CNN se edhe nëse Prigozhin ka pasur të drejtë për korrupsionin e zyrtarëve, nuk është kjo më e rëndësishmja. Në Rusi, tha ajo, “e drejta dhe e gabuara nuk ekzistojnë në politikë, vetëm interesat kanë rëndësi”.

Interesi i Putinit është të mbajë “shtëpinë” e tij në rregull, por, më e ngutshme, të arrijë fitoren në Ukrainë. Ministria e mbrojtjes është thelbësore për mënyrën se si përfundon ajo luftë.

Me vendosjen e Andrey Belousov, si ministër të ri të mbrojtjes, ai ka sinjalizuar se dëshiron që ministria, me buxhetin e saj të madh, të sigurojë armë më shpejt dhe më ekonomikisht.

Buxheti i Rusisë për vitin 2024 tregon se ajo po kërkon të shpenzojë 6% të PBB-së për mbrojtjen, më e larta në historinë moderne ruse, dhe do të tejkalojë shpenzimet sociale, një shenjë e tranzicionit të vendit në një ekonomi lufte.

Borrell: BE nuk ka prova që Kina po furnizon me armë Rusinë

Bashkimi Evropian nuk ka prova për furnizime kineze me armë në Rusi”. Kështu u shpreh shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell në një forum në Singapor.

“Kina është zotuar të mos furnizojë me armë Rusinë dhe ne nuk kemi prova që kjo po ndodh,” tha ai, duke marrë pyetje nga pjesëmarrësit në forumin e Dialogut Shangri-La.

“Por nuk ka një kufi të qartë midis armëve dhe joarmëve, sepse ka gjëra që mund të jenë me përdorim të dyfishtë,” shtoi Borrell.

Megjithatë, Borrell pretendoi se komponentët e prodhuar në vendet perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Britaninë e Madhe, mund të përdoren në prodhimin e pajisjeve ushtarake ruse.

“Por problemi nuk është vetëm Kina,” shpjegoi ai.

Zelensky beson se SHBA duhet të lejojë Ukrainën të godasë Rusinë me raketa ATACMS

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Shtetet e Bashkuara duhet të lejojnë Ukrainën të godasë objektivat ushtarake në Rusi me raketa me rreze të gjatë ATACMS.

Këto komente siç raporton The Telegraph, Zelensky i ka bërë gjatë një fjalimi në një konferencë të sigurisë në Singapor.

Ai falënderoi presidentin amerikan Joe Biden për lejimin e Ukrainës për të goditur territorin rus me armë amerikane, por tha se kufizimet në përdorimin e sistemeve me rreze të gjatë duhet gjithashtu të hiqen.

“A është kjo [leja] e mjaftueshme? Jo. Pse? Sepse unë ju kam dhënë shembullin e fushave ajrore nga të cilat Rusia qëllon vazhdimisht, me qetësi duke e ditur se Ukraina nuk do të kundërpërgjigjet sepse nuk ka sisteme përkatëse dhe nuk ka leje”, tha Zelensky

Ai shtoi se Rusia vazhdon të përdorë artileri me rreze të gjatë dhe rreth 300 sisteme armësh me dhjetëra mijëra raketa në anën e saj të kufirit për të sulmuar Ukrainën.

“Pra, ata i kanë këto armë atje dhe nuk i heqin sepse e dinë se Ukraina nuk mund t’i shënjestrojë me armatim perëndimor edhe nëse ata qëllojnë kundër nesh”, shpjegoi presidenti ukrainas. 

Scholz i përgjigjet kërcënimeve të Putinit: Do ta mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s

Vendimi i NATO-s së voni për ta përforcuar kufirin e vet lindor ka për qëllim ta frenojë Rusinë, tha të dielën kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ai tha se Moska duhet ta ketë të qartë se aleanca ushtarake do të jetë e gatshme për ta mbrojtur veten, nëse është e nevojshme.

Duke folur në Forumin Ekonomik Gjerman, ku mori pjesë edhe kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte, Scholz tha se Gjermania ka luajtur rol udhëheqës në praninë e NATO-s në vendet e baltikut në kufi me Rusinë tash e një dekadë.

“Për shkak se kërcënimi nga Rusia do të vazhdojë, ne dhe aleatët e tjerë vendosëm vitin e kaluar të zhvendosnim njësite shtesë në vendet baltike, si dhe për ta vendosur atje përherë një brigadë të tërë në të ardhmen”, tha Scholz.

“Por ky ndryshim në politikën e sigurisë është i nevojshëm për t’i treguar Rusisë: Ne jemi të gatshëm për ta mbrojtur çdo centimetër katror të territorit të NATO-s kundër sulmeve”, shtoi ai.

Ai theksoi se diplomacia do të jetë e suksesshme vetëm nga pozicioni i forcës.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i paralajmëroi vendet anëtare të NATO-s të mos e lejonin Ukrainën të kryejë sulme me armët e tyre brenda Rusisë, pasi disa vende aleate të Perëndimit vendosin t’i heqin kufizimet ndaj Kievit për përdorimin e armëve me të cilat e furnizojnë.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i hodhi poshtë paralajmërimet e Putinit të premten, duke thënë se aleanca ka dëgjuar shumë herë paralajmërime të tilla në të kaluarën dhe se vetëmbrojtja nuk nënkupton përshkallëzim./REL

Zelensky: Diplomacia është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës

dhënë fund luftës mizore që ka vrarë mijëra njerëz në vendin e tij nga viti 2022.

Duke folur në një panel në forumin vjetor të mbrojtjes në Singapor, Zelensky tha se 106 vende dhe organizata janë regjistruar për konferencën e paqes, të cilën Zvicra do ta presë në mes të qershorit.

“Ne jemi të bindur se bota jonë dëshiron të jetë e bashkuar”.

Megjithatë, presidenti ukrainas theksoi se është zhgënjyese që disa liderë botërorë nuk kanë shprehur ende mbështetjen e tyre për konferencën, duke pasur parasysh se Rusia kërkon të prishë përpjekjet për paqe.

“Ne jemi të bindur se bota dëshiron të jetë e bashkuar dhe e aftë të veprojë në harmoni të plotë”, theksoi Zelensky.

Në të njëjtën kohë, ai falënderoi vendet, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Holandën për ndihmën e tyre ushtarake në Ukrainë, kryesisht për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore.

Zelensky iu referua një sulmi të nisur nga Rusia kundër Ukrainës sot me pothuajse 100 raketa, diçka që ai shpjegoi se ka ndodhur qindra herë dhe vuri në dukje se “asnjë vend nuk mund ta përballonte këtë i vetëm”.

Ukraina sulmon rajonet ruse, 9 të plagosur

Nëntë persona u plagosën nga sulmet ukrainase në rajonet ruse të Belgorod dhe Kursk, të cilat kufizohen me Ukrainën.

Rajoni i Belgorodit është një objektiv i sulmeve ukrainase ndërsa Kievi po përpiqet të godasë infrastrukturën ushtarake të përdorur nga ushtria ruse për të goditur qytetet dhe rrjetin energjetik të vendit me raketa dhe dronë.

Në rajonin e Kursk, “një helikopter ukrainas hodhi një mjet shpërthyes mbi një makinë këtë mëngjes”, tha guvernatori në detyrë Alexei Smirnov.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital.

NATO heq kufizimet e armëve për Ukrainën, deklarohet Kievi

SHBA e Gjermania lejuan përdorimin e armëve të tyre kundër objektivave ushtarake në Rusi, por vetëm për Kharkivin.

Këtë e lejon e drejta për mbrojtje që rrjedh nga nga e drejta ndërkombëtare, u tha nga NATO në Pragë.

Reagimi nga Kievi pas vendimit të Uashingtonit dhe Berlinit erdhi menjëherë.

Zëdhënësi i presidentit, Serhii Nykyforov tha, se “kjo do të rrisë ndjeshëm aftësinë tonë të mbrohemi pas sulmeve masive ruse”.

Më parë presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari, Olaf Scholz në Berlin dhe shtete të tjera të NATO-s në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm në Pragë kishin bërë të ditur, se Ukraina të paktën në zonën e Kharkivit mund të qëllojë me armë perëndimore kundër pozicioneve ushtarake në Rusi.

Më parë pati shumë diskutime konfuze për këtë

Zbulohet statuja e liderit mercenar rus

Një statujë e udhëheqësit të vdekur të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, u zbulua në varrin e tij në varrezat e Shën Petersburg të shtunën.

Turma të vogla njerëzish, disa prej tyre të veshur me simbole apo uniforma të Wagnerit, shkuan për të vendosur lule, shkruan DW.

Prigozhin u bë i njohur në fillim të luftës në Ukrainë si udhëheqës i grupit mercenar Wagner, i cili po luante një rol të madh në luftimet e vijës së parë në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat