10 të vdekur nga përmbytjet në Shri Lanka.
Të paktën 10 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet e rënda dhe rrëshqitjet e dheut në Shri Lanka për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, tha të dielën ministri i Mbrojtjes i këtij vendi aziatik.
Premitha Bandara Tennakoon tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke u zhvilluar për personat e zhdukur.
Mediat lokale raportuan dëme të përhapura në zona të shumta anembanë ishullit, ndërsa përballet me reshjet e dendura.