Rusia: Do të marrim masat për të neutralizuar kërcënimet perëndimore në Ukrainë

Bota

Rusia: Do të marrim masat për të neutralizuar kërcënimet perëndimore në Ukrainë

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

“Perëndimi po përshkallëzon situatën në Ukrainë dhe Rusia do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të neutralizuar kërcënimet”.

Kështu u shpreh zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko për Tass.

“Ne jemi të vetëdijshëm se vendet perëndimore po lëvizin drejt përshkallëzimit.

Prandaj, të gjitha masat që janë të nevojshme nga ana jonë do të merren për të neutralizuar kërcënimet që lidhen me këtë përshkallëzim,” tha diplomati i lartë rus, duke komentuar spekulimet se Kievi po planifikon të përdorin sistemin raketor Patriot mbi Rusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat