Vritet kongresmeni 34-vjeçar dhe bashkëshortja e tij jashtë cirkut plot me fëmijë në Ekuador

Bota

Vritet kongresmeni 34-vjeçar dhe bashkëshortja e tij jashtë cirkut plot me fëmijë në Ekuador

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 08:21
Cristian Nieto dhe gruaja e tij

Kongresmeni 34-vjeçar Cristian Nieto u qëllua për vdekje në Ekuador pak minuta pasi dha një intervistë në një cirk plot me fëmijë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, duken fëmijët teksa hyjnë në cirk kur papritur dëgjohen disa të shtëna dhe britma.

Nga të shtënat e panjohura, përveç Nietos, mbeti e vrarë edhe gruaja e tij dhe një person tjetër, ndërsa u plagos një gazetar.

Gazetari, në fakt, ka nisur të thërrasë për ndihmë teksa përpiqej të mbrohej: “Kam nevojë për ndihmë, ambulancë, më qëlluan në krah”.

Nieto njihej në Ekuador me pseudonimin Rescate (shpëtim në spanjisht), sepse u kishte ofruar ndihmë disa njerëzve, shumica prej tyre të varur nga droga.

Sipas informacioneve, personat e armatosur kishin hyrë në cirk para se të hapnin zjarr ndaj Nietos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat