Të huajt që trajnojnë trupat ukrainase 'nuk do të kenë imunitet' nga sulmet ruse

Bota

Të huajt që trajnojnë trupat ukrainase 'nuk do të kenë imunitet' nga sulmet ruse

Nga: A.SH Më: 4 qershor 2024 Në ora: 23:54
Dimitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se çdo staf ushtarak i huaj që trajnon trupat ukrainase nuk do të ketë asnjë "imunitet" nga sulmet ruse, përcjell Bota sot.

"Çdo instruktor që trajnon trupat e regjimit të Kievit nuk ka asnjë lloj imuniteti," tha ai në një konferencë me gazetarët sot.

Raportet kanë sugjeruar se bisedimet janë duke vazhduar nëse instruktorët francezë mund të dërgohen së shpejti për të mbështetur qendrat e trajnimit në Ukrainë.

Kujtojmë, se Rusia akoma po vazhdon sulmet mbi Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat