Zyrtarët ukrainas dhe kinezë mbajnë bisedime për samitin e paqes

Bota

Zyrtarët ukrainas dhe kinezë mbajnë bisedime për samitin e paqes

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 16:08
Foto nga takimi

Zëvendësministri i parë i Jashtëm i Ukrainës ka zhvilluar bisedime me homologun e tij kinez në një përpjekje për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve, sipas një deklarate nga ministria ukrainase.

Andriy Sybiha i Ukrainës i tha gjithashtu Zëvendës Ministrit të Jashtëm kinez Sun Weidong se ai shpresonte se Kina do të merrte pjesë në një samit të paqes të udhëhequr nga Ukraina më vonë në qershor, shkruan Sky News.

Sybiha shtoi se mund të jetë “një mundësi e mirë për të dhënë një kontribut praktik për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ministria e jashtme ukrainase.

Sipas një raporti të publikuar më herët, samiti i paqes i qershorit hapi dyert për “bisedime të kufizuara me Rusinë” – pavarësisht se zyrtarët rusë nuk ishin ftuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat