Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon rastin e parë të vdekjes nga gripi i shpendëve H5N2 e cila tha se 59-vjeçari meksikan kishte ethe, gulçim, të përziera dhe diarre. Ai kishte vdekur më 24 prill.
Ky është rasti i parë i konfirmuar në njerëz i këtij nëntipi të gripit të shpendëve në botë - dhe infeksioni i parë H5 i raportuar në Meksikë.
Viktima nuk kishte histori ekspozimi ndaj shpendëve apo kafshëve, tha OBSH.
Para se të konfirmohej rasti H5N2, ishte e paqartë nëse ky virus mund të infektonte njerëzit. Viruset e gripit të shpendëve në përgjithësi nuk infektojnë njerëzit – por ka raste të rralla të tij.