Kompania e njohur “Johnson & Johnson” humb gjyqin, duhet t’i paguajë çiftit mbi 200 milionë euro

Bota

Kompania e njohur “Johnson & Johnson” humb gjyqin, duhet t’i paguajë çiftit mbi 200 milionë euro

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Kompania farmaceutike “Johnson & Johnson” ka humbur një çështje gjyqësore dhe duhet t’i paguajë një gruaje nga Oregoni rreth 260 milionë dollarë.

Kyung Lee, 49 vjeç, tha se ajo vuante nga kanceri fatal i lidhur me asbestin pasi thithi pluhurin e foshnjës dhe përdori deodorantët e kompanisë.

Erik Haasi, nënkryetar i çështjeve gjyqësore në Johnson & Johnson, tha në një deklaratë se vendimi nuk ishte në përputhje me kërkimet e pavarura shkencore.

Haasi ka njoftuar se Johnson & Johnson do të apelojë vendimin.

Kompania farmaceutike po përballet me padi të tjera për këtë çështje. Shumica dërrmuese e padive përfshijnë gra me kancer ovarian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat