Panik në ajër për 400 pasagjerë, avioni merr flakë sapo ngrihet nga aeroporti

Bota

Panik në ajër për 400 pasagjerë, avioni merr flakë sapo ngrihet nga aeroporti

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 21:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët në bordin e një avioni Boeing 777 i Air Canada, motor ii të cilit u përfshi nga zjarri pak pasi u nis nga Toronto.

Mediet kanadeze njoftuan se avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Pearson i Torontos (YYZ) për në Paris Charles de Gaulle (CDG) dhe në bord ndodheshin rreth 400 pasagjerë.

Aeroplani u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson rreth 30 minuta pas nisjes, sipas raporteve të mediave lokale.

 

Air Canada nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje shkakun e zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat