Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme të dielën me shpresën për të bindur Izraelin dhe militantët e Hamasit që të pranojnë një marrëveshje armëpushimi të konceptuar për të ndalur luftimet, për të liruar pengjet dhe për të lejuar më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta.
Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit të premten thuhet se diplomati i lartë amerikan do të theksojë rëndësinë e pranimit nga Hamas-i të propozimit të paraqitur për armëpushimin dhe i përshkruar në nj
Vizita e fundit e sekretarit Blinken në rajon vjen ndërsa ofensiva e Izraelit në Gazë vazhdon me intensitet të plotë. Tanket dhe avionët luftarakë izraelitë goditën zonat qendrore dhe jugore të këtij territori gjatë natës dhe gjatë së premtes. Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar zyrtarë lokalë të mjekësisë, raportoi se të paktën 28 palestinezë u vranë.
Në Gazën veriore, punonjësit palestinezë të emergjencave thanë se tre persona u vranë kur një sulm ajror izraelit goditi një shkollë të drejtuar nga OKB-ja. Ushtria izraelite tha se kishte në objektiv njerëz të armatosur të Hamasit që vepronin nga brenda shkollës.
ë fjalim nga presidenti amerikan Joe Biden një javë më parë, propozim që është pothuajse identik me atë të miratuar nga Hamasi muajin e kaluar. Udhëtimi tre-ditor i sekretarit Blinken do të përfshijë ndalesa në Egjipt, Izrael, Jordani dhe Katar.