Stoltenberg: Anëtarët e NATO-s duhet të përmbushin detyrimet ndaj Aleancës

Bota

Stoltenberg: Anëtarët e NATO-s duhet të përmbushin detyrimet ndaj Aleancës

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 18:57
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se vendet anëtare të aleancës duhet të përmbushin të gjitha shpenzimet e planifikuara ushtarake për nevojat e aleancës ushtarake perëndimore këtë vit.

Shifra, të cilën Stoltenberg e shpalli gjatë bisedimeve në Qendrën e Kongresit Woodrow-Wilson në Uashington, është pothuajse katër herë më e lartë krahasuar me alokimet në vitin 2021, raporton AP.

Anëtarët e NATO-s ranë dakord vitin e kaluar të lënë mënjanë të paktën 2 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për nevojat e sistemit të përbashkët të mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat