Shtëpia e Bardhë: Të shqetësuar nga thellimi i marrëdhënieve Rusisë dhe Koresë së Veriut

Bota

Shtëpia e Bardhë: Të shqetësuar nga thellimi i marrëdhënieve Rusisë dhe Koresë së Veriut

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 23:45
Shtëpia e Bardhë

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuar për “thellimin e marrëdhënieve” midis Rusisë dhe Koresë së Veriut, tha Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi John Kirby tha se SHBA ishte “e shqetësuar” nga lidhjet midis dy vendeve.

Kjo vjen pasi të dy vendet konfirmuan se presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Korenë e Veriut për herë të parë në 24 vjet nesër. Kirby tha se vizita dukej se ishte pjesë e një “ofensive sharmi” paszgjedhore nga Putin.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i bëri një ftesë Putin gjatë një vizite në Lindjen e Largët të Rusisë shtatorin e kaluar.

Këshilltari i politikës së jashtme të Rusisë, Yuri Ushakov tha se të dy krerët mund të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti gjatë vizitës që do të përfshijë çështje sigurie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat