Tajlanda vendi i parë në Azinë Juglindore legalizon martesat e homoseksualëve

Bota

Tajlanda vendi i parë në Azinë Juglindore legalizon martesat e homoseksualëve

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Tajlanda është bërë vendi i parë i Azisë Juglindore që legalizon martesat e së njëjtit seks.

Në një votim historik parlamentar të përshëndetur si një “fitore” nga aktivistët.

Votimi në Senat kaloi me 130 vota pro, 4 kundër dhe 18 abstenime, duke miratuar kështu ndryshimet në ligjet e martesës që lejon çiftet e të njëjtit seks të bashkohen në martesë.

Teksti tani do t’i dorëzohet Mbretit për ta firmosur dhe për të hyrë në fuqi këtë vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat