Kryeministri holandez në largim do të jetë sekretar i përgjithshëm i NATO-s!

Bota

Kryeministri holandez në largim do të jetë sekretar i përgjithshëm i NATO-s!

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2024 Në ora: 18:35
Mark Rutte

Sipas raporteve, kryeministri holandez në largim Mark Rutte do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s.

Gazeta holandeze e lajmeve NOS citoi burime që kanë thënë se zoti Rutte do të zëvendësojë Jens Stoltenberg kur të japë dorëheqjen në tetor.

Stoltenberg mbështeti 57-vjeçarin, duke thënë se ai ishte një "kandidat shumë i fortë" për këtë detyrë.

SHBA, Britania e Madhe, Franca, Sllovakia, Hungaria dhe Gjermania kanë mbështetur publikisht zotin Rutte si pasardhësin e Stoltenberg.

Rumania nuk i ka dhënë ende dritën jeshile.

NATO i merr vendimet me konsensus, kështu që çdo kandidat ka nevojë për mbështetjen e të 32 aleatëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat