Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Bota

Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 19:42
Ministra rusë

Ministrat rusë që hynë në sallën e negociatave u dëbuan nga një zyrtar i Koresë së Veriut.

Një rregull e pashkruar ka befasuar rusët, gjegjësisht në takime bilaterale duhet të hynë gjithmonë i pari lideri korean, Kim Jong-un.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale dëgjohet një bisedë e shkurtër midis zyrtarëve të dyja vendeve.

“Pse kemi ardhur këtu? Do të na kishit paralajmëruar menjëherë”, dëgjohet duke pyetur zyrtari rus.

“Lideri ynë do të hyjë i pari”, i shpjegoi përfaqësuesi i DPRK-së.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin po qëndron në një vizitë zyrtare në Phenian, ku ka zhvilluar takim me presidentin Kim Jong-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat