Nga sulmi ajror rus në rajonin e Kievit shkatërrohet një ndërtesë kolektive, lëndohen dy persona – filmohet raketa duke fluturuar

Bota

Nga sulmi ajror rus në rajonin e Kievit shkatërrohet një ndërtesë kolektive, lëndohen dy persona – filmohet raketa duke fluturuar

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 09:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ndërtesë kolektive është shkatërruar pjesërisht në njërën prej zonave të banimit në rajonin e Kievit, ku rusët goditën këtë objekt me raketa dhe si pasojë u lënduan dy persona.

Ruslan Kravchenko, kreu ushtarak i administratës ushtarake për rajonin e Kievit ka konfirmuar sulmin ajror rus.

Rrënojat e një raketa kanë shkatërruar një ndërtesë gjashtë katëshe të cilat përfunduan edhe mbi 20 shtëpi. Dritaret dhe tarracat janë shkatërruar, sikurse edhe fasada dhe kulmet.

Dëme materiale janë raportuar edhe në një pompë derivatesh dhe disa biznese të vogla lokale, e të lënduarit janë dërguar me urgjencë për tretman në spitalin më të afërt.

Një video amatore shfaq momentin kur raketa ruse fluturon mbi rajonin e Kievit, e cila disa sekonda më vonë kishte goditur ndërtesën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat