Forcat ruse bombardojnë qytetin e Kharkivit, vriten tre persona dhe 19 tjerë plagosen – pamje nga sulmi ajror

Bota

Forcat ruse bombardojnë qytetin e Kharkivit, vriten tre persona dhe 19 tjerë plagosen – pamje nga sulmi ajror

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 10:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat ruse kanë kryer katër sulme ajrore në njërën prej qarqet e qytetit të Kharkivit, në pasditen e 22 qershorit.

Ka patur viktima dhe të plagosur nga ky sulm ajror në rajonin e Kharkivit.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku Ihor Terekhov, i cili tha se janë kryer katër sulme.

Terekhov ka theksuar se ndërtesat kolektive janë goditur, kurse deri më tani raportohet për tre të vrarë dhe 19 tjerë janë plagosur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se qytetit u godit nga bombat gjigante ruse, që nuk zgjodhën objektiva ushtarake, por civile.

Një video amatore shfaq momentin kur raketa ruse godet qendrën e qytetit dhe një grua që ecte rrugëve, shpëton për një “fije floku”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat