Rusia dhe Bjellorusia, gati të ndërmarrin nisma të përbashkëta kundër sanksioneve

Bota

Rusia dhe Bjellorusia, gati të ndërmarrin nisma të përbashkëta kundër sanksioneve

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 18:19
Foto nga takimi

Moska dhe Minsku janë në favor të promovimit të përbashkët të iniciativave kundër sanksioneve të paligjshme, përfshirë brenda Kombeve të Bashkuara. Kështu thuhet në një notë të përbashkët nga ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Bjellorusisë, Sergej Lavrov dhe Sergej Aleinik.

“Bjellorusia dhe Rusia janë në favor të promovimit të përbashkët, përfshirë në OKB, iniciativave që synojnë të kundërshtojnë masat e njëanshme shtrënguese si një formë shantazhi politik dhe ekonomik dhe nënshtrimi i shteteve sovrane, duke mbështetur dhe forcuar parimet e sovranitetit, mosndërhyrjen në punët e brendshme dhe respektin reciprok”, thuhet në deklaratë.

Kjo vjen pasi BE njoftoi sot sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë. Sanksionet kanë vënë në shënjestër flotën e cisternave që dyshohet se përdoret nga Moska të transportojë gaz natyror të lëngshëm nëpër Evropë.

Rusia dyshohet se drejton një ‘flotë fantazmë’ për t’iu shmangur sanksioneve dhe për të ndihmuar në financimin e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat