Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për shkëmbimin e 90 të burgosurve të luftës, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes.
Në kumtesën e publikuar në Telegram, ministria ruse tha se të burgosurit rusë janë rikthyer pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ata janë dërguar në Moskë me aeroplan për kontrolle mjekësore u tha ndër tjera nga ministria ruse e Mbrojtjes.
E lajmin për shkëmbimin e të burgosurve të luftës e ka konfirmuar edhe presidentit ukrainas i cili tha se 90 ushtarë ukrainase janë rikthyer nga Rusia.
“Kujtojmë të gjithë burrat dhe gratë tonë që po mbahen në Rusi. Vazhdojmë të punojmë në lirimin e të gjithëve. Kërkojmë drejtësi për të gjithë që po mbahen nga armiku”, tha presidenti ukrainas.