Të dielën, ushtria amerikane kreu një shfaqje jashtëzakonisht të rrallë të forcës në brigjet e Norvegjisë.
Një avion E-6B Mercury (i quajtur edhe Doomsday Aircraft), kryqëzori raketor "USS Normandy", nëndetësja "USS Tennessee" (SSBN 734) dhe një avion norvegjez P-8A Poseidon patrullues morën pjesë në një stërvitje amerikane në brigjet e Norvegjia.
Vetë marina amerikane ka postuar imazhe të avionit ushtarak dhe anijes në X.
"USS Tennessee" i përket klasës Ohio dhe është e ashtuquajtura nëndetëse me raketa bërthamore balistike.
“Këto nëndetëse janë padyshim sistemi më shkatërrues i armëve që Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar ndonjëherë”, shkruan zëvendësredaktori Joseph Trevithick në revistën ushtarake The War Zone.
- Nuk e dimë se çfarë po bëjnë, por është hera e parë që shoh të paralajmërohet një operacion i tillë. Pra, kjo është shumë e pazakontë, thotë studiuesi i armëve bërthamore Hans Kristensen për Nettavisen.
Kristensen nuk është kushdo, ai është një persin me peshë në komunitetin e kërkimit, njëherit është burimi më i cituar në arsenalet bërthamore të botës. Kristensen është drejtor i Projektit të Informacionit Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.
Nettavisen pyet Kristensen se çfarë mendon ai të ishte qëllimi i këtij demonstrimi në brigjet e Norvegjisë.
"Fotografia duket të jetë një përpjekje e qartë për t'i sinjalizuar Rusisë se forcat strategjike të armëve bërthamore të SHBA-së po veprojnë në zonë dhe janë të afta të mbrojnë Evropën nëse është e nevojshme", thotë ai.
“Kjo është gjithashtu një sinjal edhe për aleatët e NATO-s, përfshirë Norvegjinë, se SHBA do t'i mbrojë ata në një luftë kundër Rusisë, thotë Kristensen.
Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Ndihmës Popullore Norvegjeze, Raymond Johansen thotë se, prania e nëndetëses bërthamore amerikane në brigjet e Norvegjisë përfaqëson një zhvendosje të qartë nga pala norvegjeze.
- Kjo është padyshim një përgjigje ndaj retorikës bërthamore ruse, thotë Johansen për Nettavisen.
- Unë e kuptoj nevojën për t'iu përgjigjur Rusisë dhe kërcënimeve të saj bërthamore dhe parandalimit bërthamor. Por ajo që shohim tani është se ky sinjalizim po përshkallëzohet. Në një farë mënyre, është konfirmuar se armët bërthamore janë një opsion për t'u përdorur, thotë ai.
Kristensen thotë se në bordin e nëndetëses "USS Tennessee" ka rreth 20 raketa me gjithsej 90 koka bërthamore.
Ai thotë se nëndetësja është e ngarkuar me tre koka të ndryshme bërthamore:
W76-1 (fuqi shpërthyese 90 kiloton)
W76-2 (rreth 8 kilotonë fuqi shpërthyese)
W88 (455 kiloton fuqi shpërthyese)
- Bazuar në llogaritjet tona, forca totale shpërthyese në një nëndetëse është afërsisht 19 megaton, ose e krahasueshme me afërsisht 1266 bomba Hiroshima, thotë ai.
Kristensen i referohet bombës atomike amerikane "Little Boy" që u hodh në Hiroshima më 6 gusht 1945. Bomba atomike mori diku midis 90,000 dhe 146,000 jetë njerëzish.