Vladimir Putin zhvilloi sot një telefonatë me presidentin e përkohshëm të Iranit, Mohammad Mokhber, tha Kremlini, përcjell Bota sot.
Presidenti rus dhe Mokhber diskutuan "bashkëpunimin dypalësh reciprokisht të dobishëm në të gjitha fushat kryesore", duke përfshirë energjinë dhe "projektet e infrastrukturës në shkallë të gjerë".
Gjigandi rus i energjisë Gazprom njoftoi më herët sot nënshkrimin e një memorandumi me Kompaninë Kombëtare të Gazit Iranian (NIGC) për furnizimin me gaz të gazsjellësit rus në Iran.