Huthët e Jemenit kanë pretenduar se kanë kryer një operacion të përbashkët ushtarak me një grup irakian të mbështetur nga Irani, i njohur si Rezistenca Islamike në Irak, duke synuar katër anije në Detin e Kuq dhe Mesdhe.
Zëdhënësi i ushtrisë Huthi, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se grupi qëlloi me dronë dhe raketa në një cisternë nafte dhe anije mallrash për shkak të mosrespektimit të një ndalimi për të hyrë në “portet e Palestinës së pushtuar”.
Sulmet e fundit vijnë si përgjigje ndaj “masakrave të armikut izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës”, tha ai.
Detaje tjera nuk u japen.