Më shumë se 100 delfinë të bllokuar në breg në shtetin amerikan të Massachusetts u shpëtuan nga vullnetarët e Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (IFAW).
IFAW tha se ekipet e shpëtimit të kafshëve u njoftuan pasi banorët vendas gjetën delfinët në brigjet e gadishullit Cape Cod në Massachusetts.
Pas orësh pune nga një ekip prej rreth 25 punonjësish të IFAW dhe 100 vullnetarësh, më shumë se 100 delfinë u shpëtuan dhe u kthyen në det. Ndërsa, 13 delfinë ngordhën.
Ndryshimet e baticës në det mendohet se kanë çuar në këtë situatë.