Putin zhvillon bisedime me presidentin e përkohshëm të Iranit

Bota

Putin zhvillon bisedime me presidentin e përkohshëm të Iranit

Nga: A.SH Më: 4 korrik 2024 Në ora: 13:20
Foto nga takimi

Vladimir Putin ka zhvilluar bisedime me presidentin e përkohshëm iranian, Mohammad Mokhber, në margjinat e samitit në Kazakistan, përcjell Bota sot.

Moska dhe Teherani janë në procesin e diskutimit të një "marrëveshjeje gjithëpërfshirëse" që pasqyron "rritje të paprecedentë" në lidhjet e tyre dypalëshe, sipas ministrisë së jashtme të Rusisë.

Në fillim të këtij viti ajo tha se traktati ishte në fazat përfundimtare të marrëveshjes.

Mohammed Mokhber u emërua ushtrues detyre i presidentit të Iranit pas vdekjes së ish-udhëheqësit Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter në maj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat